RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ish-shefi i AKI-së dënohet me katër vjet e tetë muaj burgim për rastin “Gylenistët”

ish-shefi-i-aki-se-denohet-me-kater-vjet-e-tete-muaj-burgim-per-rastin-“gylenistet”

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me katër vjet e tetë muaj burgim Driton Gashin, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për rastin e njohur si “Gylenistët”. Nga akuza janë liruar Valon Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj ish-shefit të AKI-së Driton Gashit, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 4 vjet pas mbajtjes se dënimit me burgim.

Ndërsa, të akuzuarit Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani janë liruar nga akuza pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale që ju vihen në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Gashi në periudhën 23 mars 2019 – 29 mars 2018, akuzohet se si person zyrtar kishte dëbuar gjashtë shtetas të Turqisë që kishin leje qëndrimi dhe të drejtën e punës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos i përmbushur detyrat sipas kompetencës duke rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit dhe mosdhënien e lejes për njërin prej viktimave, “për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit”.

Prokuroria ka pretenduar se Gashi për këtë procedurë s’e ka njoftuar as presidentin e as kryeministrin, siç kërkohet me Ligjin për AKI-në dhe as kryeprokurorin e Shtetit, duke tejkaluar kompetencat.

Gjashtë shtetasit turq janë dënuar si pjesë e lëvizjes politike të Fethuhllah Gulenit dhe aktualisht që të gjithë janë në burgje të Turqisë. Cihan Ozkan, Kahraman Demirez e Osman Karakaya janë dënuar me nga 7 vjet e gjysmë.

Me 8 vjet e gjashtë muaj është dënuar Hasan Huseyin Gunakan i cili u dëbua gabimisht. Me 10 vjet Yusuf Karabina. Ndërsa dënimin më të madh e mban Mustafa Erdem, 15 vjet burg.

Turqia e konsideron lëvizjen e Gylenit si terroriste.

Related posts

Presidentes i kërkohet autorizimi për nënshkrim, Kosova përfiton 62 milionë euro nga BE-ja

admin

Policia izraelite i ndalon njerëzit të hyjnë në Al-Aksa para namazit të xhumasë

admin

Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin, duhet të jemi të bashkuar

admin