RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia dhe Bullgaria nënshkruajnë memorandumin që ndryshon hartën energjetike të Evropës Juglindore

greqia-dhe-bullgaria-nenshkruajne-memorandumin-qe-ndryshon-harten-energjetike-te-evropes-juglindore

Greqia dhe Bullgaria vunë sot në lëvizje planet për të ndërtuar një tubacion nafte bruto për të ndihmuar në sigurimin e pavarësisë së tyre energjetike nga Rusia.

Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua nga ministrat e Energjisë të dy fqinjëve të BE-së gjatë një vizite në Athinë të presidentit bullgar, Rumen Radev.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se ”projekti, i cili do të lidhë qytetin grek Aleksandoupolis me qytetin bullgar të Detit të Zi, Burgas, do të rrisë sigurinë energjetike në rajon duke ndihmuar në zëvendësimin e prodhimit rus”.

Nafta bruto do të dërgohet me cisterna në portin e Aleksandoupolis, e cila më pas mund të dërgohet në Burgas nëpërmjet tubacionit.

Burgasi është shtëpia e rafinerisë së vetme të naftës në Bullgari.

Greqia tashmë po furnizon Bullgarinë me gaz natyror nëpërmjet një tjetër tubacioni.

Rusia ndaloi furnizimin me gaz natyror për Bullgarinë vitin e kaluar, pasi marrëdhëniet dhe midis Moskës dhe BE-së u përkeqësuan për shkak të luftës në Ukrainë.

Plani anulon një skemë të mëparshme që daton në vitin 1995, në të cilën Bullgaria dhe Greqia synonin të sillnin naftën ruse në portin e Burgasit dhe më pas të dërgonin në Aleksandropolis.

Related posts

Rritet në 34.183 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI

SHBA dërgon disa mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë, Pentagoni: Do forcojmë praninë tonë në rajon

admin

Kosova pranon donacion nga ICMP-ja pajisje të cilat do të ndihmojnë në analizat e ADN-së

rezart morina