Greqia ka vendosur të inspektojë rreth 64 mijë ndërtesa për rrezik nga tërmeti, transmeton Anadolu.
Vendimi u mor gjatë takimit të fundit të udhëhequr nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, njofton e përditshmja Kathimerini.
Përparësi do t’u jepet 30 mijë lokacioneve, duke përfshirë sheshe publike, spitale dhe shkolla, shton e përditshmja.
Ministria e Mbrojtjes Civile së shpejti pritet të dalë me një plan konkret pasi një formulë ligjore po kërkohet nga autoritetet kompetente për ta bërë të detyrueshëm kontrollin e ndërtesave, thuhet më tej.
Nga ana tjetër, Agjencia e Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP) do të përditësojë hartën e rrezikut sizmik të vendit, e cila herën e fundit u përditësua pas tërmetit në vitin 1999.