RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia do të rifillojë negociatat me Izraelin për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore

greqia-do-te-rifilloje-negociatat-me-izraelin-per-blerjen-e-sistemeve-te-mbrojtjes-ajrore

Greqia do të rifillojë bisedimet me Izraelin për të blerë sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore si pjesë e planit të saj për të krijuar një rrjet mbrojtjeje ajrore të quajtur “Mburoja e Akilit”, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.

Bisedimet, të cilat ishin ndërprerë gjatë fushatës ushtarake dyvjeçare të Izraelit kundër Rripit të Gazës për të shmangur kritikat politike, synojnë të zëvendësojnë përfundimisht sistemet e vjetruara, shkruan e përditshmja “Kathimerini”.

Sistemi izraelit “Spyder” do të zëvendësojë sistemet ruse me rreze të shkurtër veprimi OSA-AK dhe TOR-M1, të cilat janë përballur me mungesa të gjata mirëmbajtjeje dhe pjesësh. Në mënyrë të ngjashme, sistemi “Barak MX” pritet të zëvendësojë njësitë “US-Hawk” me rreze të mesme veprimi.

E përditshmja greke tha se vendi dëshiron të blejë versionin “SkyCeptor” të sistemit izraelit “David’s Sling” për të zëvendësuar sistemet ruse me rreze të gjatë veprimi S-300.

Kostoja fillestare e planit parashikohet të jetë rreth 3 miliardë euro (3.47 miliardë dollarë), të mjaftueshme për të mbuluar Trakinë Perëndimore dhe ishujt lindorë të Egjeut, sipas të përditshmes.

Related posts

Planifikoi atentatin ndaj ish-Presidentit, autori qëndroi 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të Donald Trump! Çfarë u zbulua nga të dhënat telefonike

admin

Komuna e Prishtinës me paralajmërim për qytetarët për erëra të forta

admin

Holandë: Hetim për dhunë raciste të policisë ndaj dy grave myslimane

RTI