RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Greqia e gatshme për dialogun e masave për rritjen e besimit me Turqinë”

“greqia-e-gatshme-per-dialogun-e-masave-per-rritjen-e-besimit-me-turqine”

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka deklaruar se Greqia është e gatshme për dialogun e “Masave për rritjen e besimit me Turqinë”, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror grek ERT, ministri Panagiotopoulos në pyetjen nëse është hyrë apo jo në një periudhë të re me Türkiye-n, ka dhënë përgjigjen se pas tërmeteve u krijua një atmosferë pozitive mes dy vendeve, por ka nevojë për një vazhdimësi për të thënë se “është hapur një faqe e re”.

Panagiotopoulos theksoi se ambasadorit të Turqisë në prani të NATO-s që mori pjesë në Takimin e Ministrave të NATO-s në Bruksel i ka përcjellë ngushëllimet, ndërsa ai i ka thënë në përgjigje se “Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”.

“Greqia është gjithmonë e gatshme për dialog me Turqinë. Greqia është gjithmonë gati për të biseduar, nëse përcaktohet një datë për dialogun e ‘Masave për rritjen e besimit’ për të cilin mund të presim një datë të afërt”, tha Panagiotopoulos.

Kalendari për F-35

Ministri Panagiotopoulos bëri të ditur se ndaj SHBA-së kanë bërë aplikimin e nevojshëm për blerjen e F-35 dhe se përgjigjen e presin në pranverë.

“Duhet të qartësohen disa detaje”, tha Panagiotopoulos i cili shtoi se pas përgjigjes që pritet në muajt prill-maj do të fillojnë bisedimet për kushtet teknike dhe të veçanta.

Ai thekson se dorëzimi i avionëve F-35 ndaj Greqisë mund të vonojë për shkak se janë mjete të gjeneratës së 5-të. Ministri grek tha se për avionët duhet të përshtatet infrastruktura në bazat e Forcave Ajrore. Panagiotopoulos parashikoi vitin 2028 si periudhë kur do të bëhet dorëzimi i parë i avionëve.

“Opsioni i ofertuesve për kantierin detar do të jetë efektiv në vendimin lidhur me korvetat që Greqia planifikon të blejë”, potencoi Panagiotopoulos i cili shto se duan që këto anije të prodhohen në Greqi.

Sistemi S-300 për Ukrainën

Duke rikujtuar se për Greqinë ka një kërkesë lidhur me dërgimin e S-300 në Ukrainë, Panagiotopoulos shtoi se për të mos dobësuar sistemin e saj të mbrojtjes Greqia aktualisht nuk është pro këtij propozimi.

Related posts

Liga Arabe: Ripranimi i Sirisë nuk do të thotë rifillim i lidhjeve me shtetet arabe

rezart morina

Ministri saudit i Çështjeve Islame, Abdulaziz: Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin

rezart morina

Zyrtari libian hedh poshtë fajin për katastrofën e përmbytjeve

rezart morina