RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia falënderon Turqinë për ndihmën në luftimin e zjarreve

greqia-falenderon-turqine-per-ndihmen-ne-luftimin-e-zjarreve

Kryeministri grek falënderoi Turqinë për ndihmën teksa Greqia po lufton me zjarret e furishme që nga e hëna, transmeton Anadolu.

“Mirënjohja jonë shkon për Turqinë që dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës dhe një helikopter për të na ndihmuar në luftën tonë kundër zjarreve në pyje. Faleminderit, Turqi!”, tha Kyriakos Mitsotakis në Twitter.

Më herët, Ministria e Jashtme greke falënderoi gjithashtu Ankaranë për ndihmën, duke thënë: “Faleminderit, Turqi, për gatishmërinë tuaj për të ofruar mbështetje zjarrfikëse dhe për të ndihmuar Greqinë në trajtimin e zjarreve të rënda”.

Dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës, që u nisën nga Turqia, mbërritën në Greqi sot herët.

Zjarrfikësit janë përpjekur të marrin nën kontroll zjarrin që shpërtheu në zonën e gjerë të Athinës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime.

Related posts

Nga e hëna mërgimtarët mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj

Muhamet Ramadani

Automjetet plot me paund ishin nisur drejt Shqipërisë. Arrestohen 4 shqiptarë në Britani, pastronin paratë e grupeve kriminale

admin

Blinken: Uria nuk duhet të përdoret si armë

Muhamet Ramadani