RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia falënderon Turqinë për ndihmën në luftimin e zjarreve

greqia-falenderon-turqine-per-ndihmen-ne-luftimin-e-zjarreve

Kryeministri grek falënderoi Turqinë për ndihmën teksa Greqia po lufton me zjarret e furishme që nga e hëna, transmeton Anadolu.

“Mirënjohja jonë shkon për Turqinë që dërgoi dy aeroplanë zjarrfikës dhe një helikopter për të na ndihmuar në luftën tonë kundër zjarreve në pyje. Faleminderit, Turqi!”, tha Kyriakos Mitsotakis në Twitter.

Më herët, Ministria e Jashtme greke falënderoi gjithashtu Ankaranë për ndihmën, duke thënë: “Faleminderit, Turqi, për gatishmërinë tuaj për të ofruar mbështetje zjarrfikëse dhe për të ndihmuar Greqinë në trajtimin e zjarreve të rënda”.

Dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës, që u nisën nga Turqia, mbërritën në Greqi sot herët.

Zjarrfikësit janë përpjekur të marrin nën kontroll zjarrin që shpërtheu në zonën e gjerë të Athinës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime.

Related posts

Kriza e ushqimeve, 165 anije të ngarkuara me 3.7 milionë ton produkte bujqësore largohen nga Ukraina

admin

Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro

admin

“Bota sot është më mirë se dje”- Gazment Bardhi: Falë SHBA-së, narko-regjimi i Maduros mori goditjen e merituar! Mesazh i qartë për këdo që ka veshë të dëgjojë

admin