Forcat e Armatosura të Greqisë janë të angazhuara në aktivitete stërvitore në një zonë të gjerë nga Kreta deri në Aleksandri të Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat greke, gjashtë avionë luftarakë F-15 të Arabisë Saudite që prej ditës së djeshme ndodhen në bazën Suda në Kretë për të kryer stërvitjen ‘Falcon Eye 3’ me avionë luftarakë grekë.
Gjithashtu edhe Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite u prononcua në twitter, duke njoftuar se, “Aeroplanët luftarakë F-15 po shkojnë në bazën ajrore Suda në Greqi” për të marrë pjesë në stërvitjen ‘Falcon Eye 3’.
Stërvitja tjetër e quajtur ‘Medusa’, e organizuar nga Greqia dhe Egjipti, është planifikuar të mbahet në Aleksandri në datat 19-25 nëntor.
Thuhet se një fregatë e Marinës Greke ndodhet në pjesën greke të Qipros për stërvitjen shumëkombëshe të quajtur ‘Nemesis 2022’, në të cilën morën pjesë Greqia, SHBA, Izraeli, Franca, Italia, Egjipti dhe Britania e Madhe.