RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident trafiku në Prugovc

nje-i-vdekur-e-pese-te-lenduar-ne-nje-aksident-trafiku-ne-prugovc

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pas një aksidenti trafiku mes dy veturave në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Prugovc, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e QKUK-së. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Related posts

Lajçak: Autorët të dalin para drejtësisë, palët t’i kthehet dialogut menjëherë

admin

Dëshmitarja e parë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve vazhdon të pyetet në seancë të mbyllur

admin

KFOR-i turk kryen patrullime në pikën kufitare me Serbinë

Muhamet Ramadani