Përfaqësuesit e punëtorëve teknikë dhe kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kanë mbajtur një takim me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe me Ilir Kërçelin, këshilltarin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ky takim erdhi pas një jave që punëtorët teknikë të Kuvendit kanë hyrë në grevë me kërkesë me rritje page nga 275 në 550 euro.
Azemi ka thënë për media se gjatë javës do t’i dërgojnë fakte për shkelje të të drejtave të njeriut.
“Ka mbetur që javën e ardhshme gjithçka çka kemi që është në kundërshtim me të drejtat e punëtorëve të dërgojmë e-maila të nënkryetares dhe shefit të Kuvendit dhe të sekretarit dhe nëse ne kemi argumente, kompanisë do t’i ndërpritet kontrata dhe do të bëhet një kontratë me negocim që do të mund të pranohet si pagë e cila paguhet edhe nga vendet e tjera deri në përfundimin e negocimit”, u shpreh Azemi.
Tutje, ai tha se grevat do të vazhdojnë.
“Çështja e pagës është prioritet, ne nga java tjetër do të tregojmë argumentet tona ne do të vazhdojmë me grevat tona që pa u mbushur ana ligjore e këtyre punëtore dhe ata kanë marrë obligim të shikojnë kontratën se a kanë respektuar apo jo. Gjëra që kanë ndodhur para dy tre muajve nuk do të ndodh më. Kjo kontratë sipas gjasave nuk është respektuar”, u shpreh ai.
The post Greva e punëtoreve teknikë të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund të ndërpritet kontrata kompanisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.