RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Greva në arsim, Kurti të martën do të takojë këshillin grevist

greva-ne-arsim,-kurti-te-marten-do-te-takoje-keshillin-grevist

Kryeminsitri Albin Kurti, të martën do takojë këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes.

Pas një takimi të dielën, kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, morën vendim që greva të vazhdoi për kohë të pa caktuar.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se projektligji që parasheh rritje të pagave për mësimdhënësit, do të dalë në miratim së shpejti, dhe kërkon hapjen e shkollave.

Për grevën ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve.

Ata thonë se për shkak të situatës së krijuar shumë nxënës kanë filluar të çregjistrohen nga shkollat publike.

“Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, greva e SBASHK-ut ka nisur më 25 gusht, duke lënë jashtë shkollave afro 300.000 nxënës.

Related posts

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

admin

Britania liron gabimisht edhe 12 të burgosur, dy ende në arrati

RTI

Studentët palestinezë të mjekësisë diplomojnë mes rrënojave të Spitalit al-Shifa në Gaza

Muhamet Ramadani