RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gruaja e Navalny-t dyshon në vdekje e burrit të saj, thotë se informacionet vijnë vetëm nga burimet shtetërore ruse

gruaja-e-navalny-t-dyshon-ne-vdekje-e-burrit-te-saj,-thote-se-informacionet-vijne-vetem-nga-burimet-shteterore-ruse

Julia Navalnaya, gruaja e figurës opozitare ruse Alexey Navalny, tha se nuk ishte e sigurt nëse duhet t’i besojë raporteve për vdekjen e burrit të saj, transmeton Anadolu.

Navalnaya shprehu skepticizmin e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Gjermani, duke thënë se të gjitha informacionet për vdekjen e burrit të saj vijnë vetëm nga burime shtetërore ruse.

“Nuk e di nëse t’i besoj ato lajme të tmerrshme që po marrim vetëm nga burimet shtetërore”, tha ajo.

Nëse informacioni është i vërtetë, ajo tha se përgjegjës është presidenti rus Vladimir Putin, miqtë e tij dhe qeveria ruse.

“Unë do të doja që Putini ta dijë se ai, i gjithë rrethimi i tij, miqtë, qeveria e tij do të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë me vendin tonë, me familjen dhe burrin tim”, tha ajo.

Ajo i bëri thirrje komunitetit global të bashkohet dhe të mbështesë qëndrimin e saj.

Shërbimi penitenciar rus njoftoi gjatë ditës se figura opozitare Alexey Navalny, 47 vjeç, vdiq në një koloni burgu teksa vuante dënimin.

Shërbimi rus tha në një deklaratë se Navalny humbi vetëdijen pas një shëtitje në Distriktin Autonom Arktik Yamalo-Nenets, ku ndodhet kolonia.

Autoritetet ruse kryen disa inspektime për të përcaktuar faktet rreth vdekjes së Navalny.

Navalny u arrestua në janar 2021 pasi u trajtua për helmim në një spital gjerman. Vendet perëndimore dhe vetë Navalny fajësuan Rusinë për helmimin, një pretendim që Kremlini e mohon.

Në gusht, ai u dënua me 19 vjet burg për ekstremizëm dhe krime të tjera. Ai tashmë po vuante një dënim me 11 vjet e pesë muaj burg për mashtrim.

Related posts

Rritet në mbi 40.300 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

RTI

Izrael, protesta të reja kundër reformës në drejtësi

admin

“Iz’raeli informoi Shtëpinë e Bardhë se ndodhet pas vr’asjes së kreut të Byrosë Politike të Ha’masit”

RTI