RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izrael, protesta të reja kundër reformës në drejtësi

izrael,-protesta-te-reja-kunder-reformes-ne-drejtesi

Protesta të reja në Izrael kundër reformës në drejtësi të qeverisë së Benjamin Netanyahut.

Sipas organizatorëve, 150 vende do të përfshihen në demonstratat e thirrura për të trembëdhjetën javë radhazi.

Përveç Tel Avivit, ato janë planifikuar në Haifa, Jerusalem (pranë rezidencës së kryeministrit) dhe qendra të tjera.

Në Rehovot (në qendër të vendit), si në Gomë (në veri), mediat raportuan për qindra njerëz që dolën në rrugë.

Edhe pse Netanyahu tani për tani ka ndaluar së diskutuari për ligjin në Knesset dhe mazhoranca dhe opozita janë duke negociuar, organizatat demonstruese nuk i besojnë lëvizjes së Netanyahut. /ora

Related posts

Thellohet tragjedia nga shpërthimi në fabrikën kimike në SHBA, gjenden të pajetë trupat e 9 punonjësve!

admin

Anija shpuese turke “Abdulhamid Han” nesër do të fillojë operacionet në Detin e Zi

Muhamet Ramadani

Presidenti i Finlandës: Bota ka hyrë në një epokë të re bërthamore

admin