RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupet palestineze në Gaza bëjnë thirrje për “rritjen e presionit” kundër sulmeve izraelite

grupet-palestineze-ne-gaza-bejne-thirrje-per-“rritjen-e-presionit”-kunder-sulmeve-izraelite

Grupet palestineze në Rripin e Gazës bënë thirrje për “rritje të presioneve” teksa vazhdojnë sulmet e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kuds, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Hamasi ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj palestinezëve.

Në deklaratë thuhet se “vazhdimi i kryerjes së krimeve nga Izraeli dhe shpërfillja e gjakut të palestinezëve” kërkon “rritje të veprimeve” kundër forcave izraelite.

“Rinia jonë është e gatshme t’i përgjigjet asaj që është bërë, për të mbrojtur Xhaminë al-Aksa dhe popullin tonë”, thuhet më tej në teklaratën e Hamasit.

Ndërkohë, në një deklaratë nga Lëvizja Xhihadi Islamik thuhet se “gjaku palestinez do të ndezë konflikte të mëtejshme dhe do të rrisë rezistencën”.

Po ashtu bëhet thirrje për më shumë solidaritet dhe unitet për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve të Izraelit që synojnë “atdheun dhe vendet e shenjta”.

Në deklaratën e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, vihet re se vazhdimi i sulmeve të Izraelit i detyron të gjithë të rrisin rezistencën.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se ushtarët izraelitë vranë 2 palestinezë sot në Nablus.

Në sulmet dhe bastisjet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve hebrenj që nga fillimi i vitit kanë humbur jetën 94 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Related posts

Bullgaria dhe Rumania i bashkohen zonës Shengen

admin6

11 vite nga marrëveshja Kosovë-Serbi në Bruksel, BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

admin

Kapen me gati 200 kg marijuanë në automjet, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

admin