RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi hebre belg kërkon sanksione kundër Izraelit

grupi-hebre-belg-kerkon-sanksione-kunder-izraelit

Një grup hebrenjsh belgë i bënë thirrje Belgjikës dhe Evropës që të vendosin sanksione kundër Izraelit, pasi palestinezët në Gaza, Bregu Perëndimor dhe Kudsit Lindor vazhdojnë të përballen me shkelje të të drejtave të njeriut, raportoi të hënën agjencia e lajmeve Belga, transmeton Anadolu.

Grupi lëshoi ​​një letër të hapur, duke kërkuar që Izraeli të mos gëzojë më pandëshkueshmëri për veprimet e tij kundër palestinezëve. Ai kritikoi ligjin e fundit të Tel Avivit për dënimin me vdekje, duke paralajmëruar se ai do të zbatohet vetëm për palestinezët.

Grupi denoncoi gjithashtu ofensivën ushtarake të Izraelit në Liban, duke theksuar se ajo shkakton mijëra vdekje dhe shpërngulje të gjerë.

Ai i bëri thirrje qeverisë belge dhe Bashkimit Evropian që të ndalojnë importet nga vendbanimet izraelite dhe i kërkoi bllokut të pezullojë gjithashtu marrëveshjen e asocimit me Izraelin.

Nënshkruesit përfshinin autorin Vincent Engel, ish-deputeten e Brukselit Simone Susskind, ish-redaktorin e Revue Politique, Henri Goldman dhe ish-presidenten e Lidhjes së të Drejtave të Njeriut Olivia Venet.

Related posts

Shefi i UNRWA-së: Situatë “shumë e vështirë” pasi nuk hyn ndihma në veri të Gazës

Muhamet Ramadani

Përmes korridorit të drithit janë transportuar mbi 13 milionë tonë drithë

admin

Muslimanët kinezë nisin udhëtimin e kthimit pas Haxhit 2023

admin