RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi Houthi i Jemenit njofton sulme të reja të SHBA-së dhe Britanisë në Al-Hudaydah

grupi-houthi-i-jemenit-njofton-sulme-te-reja-te-shba-se-dhe-britanise-ne-al-hudaydah

Grupi Houthi njoftoi sot se SHBA-ja dhe Britania kanë kryer gjashtë sulme të tjera ajrore në provincën bregdetare Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.

“Një agresion SHBA-Britani shënjestroi zonën Ras Issa në Salif dhe rajonin Al-Faze të rrethit At-Tuhayta në provincën Hudaydah me pesë sulme”, tha kanali Al-Masirah i lidhur me Houthit.

Aeroporti Al-Hudaydah u sulmua gjithashtu, shtoi ai.

Ai nuk specifikoi pasojat e sulmit dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje nga SHBA-ja apo Britania.

Al-Hudaydah është provincë e rëndësishme jemenase, me tri porte jetike përveç, një brezi të gjatë bregdetar.

Që nga fillimi i vitit 2024, një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja ka kryer sulme ajrore për të cilat thotë se synojnë vendndodhjet e Houthive në pjesë të Jemenit në përgjigje të sulmeve të grupit në Detin e Kuq. Kundërsulmet janë pritur herë pas here me hakmarrje nga grupi.

Në solidaritet me Gazën, e cila po përballet me një ofensivë shkatërruese izraelite, Houthit kanë shënjestruar me raketa dhe dronë anijet izraelite të mallrave ose ato të lidhura me Tel Avivin në Detin e Kuq, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar operacionet deri në fund të luftës në enklavë.

Me ndërhyrjen e Washingtonit dhe Londrës dhe një përshkallëzim të tensioneve, Houthit kanë njoftuar se tani i konsiderojnë të gjitha anijet amerikane dhe britanike si objektiva ushtarake.

Related posts

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës, eksperti i Ballkanit: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?

admin

Arabia Saudite evakuon qytetarët e saj nga Sudani

admin

Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

RTI