RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar i jep dritë të gjelbër Izraelit për të kryer më shumë krime

hamasi:-mosveprimi-i-komunitetit-nderkombetar-i-jep-drite-te-gjelber-izraelit-per-te-kryer-me-shume-krime

Hamasi tha se mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar kundër pushtimit i ka dhënë dritë të gjelbër Izraelit për të kryer më shumë krime, transmeton Anadolu.

Hamasi bëri një deklaratë me shkrim pasi ushtria izraelite vrau 20 palestinezë dhe plagosi të paktën 155 të tjerë të cilët po prisnin për ndihma humanitare në kryqëzimin Al-Kuwait në Rripin e Gazës.

“Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar kundër pushtimit i ka dhënë dritë të gjelbër Izraelit për të kryer më shumë krime. Izraeli ka kryer masakër të re ndaj civilëve të paarmatosur teksa prisnin për ndihma në kryqëzimin Al-Kuwait në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë.

“Ne mbajmë përgjegjës administratën e Bidenit për masakrat pushtuese naziste që vazhdojnë me armët dhe mbështetjen e hapur të SHBA-së”, theksohet në deklaratën në të cilën OKB-së dhe Ligës Arabe u bëhet thirrje të ndërhyjnë urgjentisht për ndalimin e këtij gjenocidi dhe për dërgimin e ndihmave përmes rrugës tokësore.

Ushtria izraelite hapi zjarr duke vrarë 20 palestinezë dhe duke plagosur të paktën 155 të tjerë të cilët po prisnin për ndihma humanitare në orët e para të natës në kryqëzimin Al-Kuwait në Rripin e Gazës në të cilën përjetohet uri dhe mungesë ushqimore për shkak të sulmeve që vazhdojnë nga 7 tetori 2023 e deri më tani dhe pengesës për hyrjen e ndihmave.

Related posts

Osmani: Jemi duke kërkuar modalitetet për t’iu bashkuar Marrëveshjes së Parisit

admin

AAK inicon mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti

admin

Turqi: Kandidati presidencial Kılıçdaroğlu voton në Ankara

admin