RTV AHIRETI
ArtikujFeaturedKosovëLajmeLajmet

Grupi nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot nga Kosova për në haxh

grupi-nga-prizreni-dhe-shtimja-jane-nisur-sot-nga-kosova-per-ne-haxh

231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot drejt Mekës dhe Medinës për ta kryer kushtin e pestë të Islamit – Haxhin.

Në ceremoninë e përcjelljes morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit dhe Umres e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe familjarë të shumtë të haxhinjve, të cilët u uruan udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar.

Ky është grupi i tretë i besimtarëve që këtë vit udhëton drejt vendeve të shenjta islame. Ndërkohë, sipas organizatorëve, gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të udhëtojnë edhe katër grupe të tjera të haxhinjve nga Kosova.

Procesi i organizimit të udhëtimit dhe qëndrimit të besimtarëve po realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës përmes Drejtorisë së Haxhit dhe Umres.

Related posts

Pistorius: Gjermania do të dorëzojë 64 raketa të tjera ”Patriot” në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Rritet në 72.945 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

RTI

VIDEO/ E rëndë në Brazil, 19-vjeçari hyn në kopshtin zoologjik, luanët e shqyejnë copash! Pamjet tronditëse, viktima ishte me…

admin