RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Grupi terrorist PKK/YPG sulmon një xhami në veri të Sirisë

grupi-terrorist-pkk/ypg-sulmon-nje-xhami-ne-veri-te-sirise

Sipas burimeve lokale, grupi terrorist PKK/YPG ka sulmuar një xhami sot në fshatin Ulashli të rrethit Al-Bab në veri të Sirisë, transmeton Anadolu.

Terroristët kanë përdorur raketahedhës për të qëlluar fshatin. Shtëpitë e civilëve janë dëmtuar, por nuk raportohet për viktima.

Rreth 200 familje janë detyruar të shpërngulen në qendër të rrethit.

Një banor me emrin Abdullah, tha për Anadolu se xhamia Omar bin Khattab u dëmtua nga sulmi.

“Nëntëdhjetë për qind e civilëve në fshat u detyruan të linin shtëpitë e tyre drejt qendrës së Al-Babit”, tha ai.

Qendra e rrethit Al-Bab u pastrua nga grupi terrorist DEASH gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” në shkurt 2017.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja, Britania dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja . YPG është dega e saj siriane.

Related posts

13.7% e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut kanë lindur nga lidhjet jashtë martesore

Muhamet Ramadani

Putin punëson ish-ministren e Jashtme austriake, do të kujdeset për rritjen e tigrave

admin

Bashkia e Anversit në Belgjikë ndërpret tregtinë me kompaninë iz’raelite

admin