RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Armët kimike vazhdojnë të përdoren ende në mbarë botën

guterres:-armet-kimike-vazhdojne-te-perdoren-ende-ne-mbare-boten

Armët kimike vazhdojnë të përdoren në mbarë botën, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një videomesazh në seancën e pestë speciale të shteteve palë për shqyrtimin e funksionimit të Konventës së Armëve Kimike.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të eliminuar këto armë të pakuptimta terrori”, tha Guterres.

Armët kimike nuk kanë vend në botën tonë dhe përdorimi i tyre kudo, nga kushdo, për çfarëdolloj arsye është i papranueshëm”, tha Guterres, duke theksuar rëndësinë e Konventës së Armëve Kimike.

Konventa, e cila hyri në fuqi në vitin 1997, synon të eliminojë një kategori të tërë armësh të shkatërrimit në masë duke ndaluar zhvillimin, prodhimin, blerjen, grumbullimin, posedimin, transferimin ose përdorimin e armëve kimike nga 193 shtete palë.

Prandaj, vendet nënshkruese duhet të marrin masa për të siguruar shkatërrimin e sigurt të stoqeve ekzistuese.

Sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, afërsisht 98% e popullsisë në botë jeton nën mbrojtjen e Konventës dhe 99% e rezervave të raportuara janë shkatërruar në mënyrë të verifikueshme.

“Ky moment historik i madh i çarmatimit është rezultat i bashkimit të botës dhe të folurit me një zë për të shprehur tmerrin e njerëzimit për përdorimin e armëve kimike”, tha shefi i OKB-së.

“Që atëherë, Konventa ka kontribuar në krijimin e një bote më të sigurt për të gjithë ne”, tha Guterres, duke u kërkuar shteteve të forcojnë angazhimin e tyre ndaj Konventës së Armëve Kimike. /atsh

Related posts

Sot Apeli shpall aktgjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt

admin

TIKA dhuron pajisje teknologjike për Administratën e Policisë Financiare të Maqedonisë së Veriut

rezart morina

Kodra e Trimave së shpejti me xhami të re, të hënën vihet gurthemeli

admin