RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe ndalimin e aneksimit të Bregut Perëndimor

guterres-ben-thirrje-per-armepushim-te-menjehershem-ne-gaza-dhe-ndalimin-e-aneksimit-te-bregut-perendimor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza dhe për ndalimin e asaj që e përshkroi si “aneksim gradual” të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Ne nuk duhet të harrojmë vuajtjet dramatike të popullit palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, tha Guterres në një postim në rrjetin social X.

Ai bëri thirrje që plani i paqes për Gazën të zbatohet plotësisht dhe që ndihma humanitare të hyjë pa kufizime në territor.

Guterres theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa një zgjidhje me dy shtete.

Sipas tij, armëpushimi përbën hapin e parë drejt një “paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. /mesazhi

Related posts

Indi, qindra persona protestojnë kundër niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit

RTI

Deputeti izraelit: “Më mirë të qajnë 1.000 nëna palestineze sesa një nënë izraelite”

admin

Protestuesit përleshen me policinë, Nasim Haradinj kërkon të ulen gjakrat

Irfan Jahiu