RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Duhet bërë më shumë për të çuar drithërat ukrainase në tregjet botërore

guterres:-duhet-bere-me-shume-per-te-cuar-dritherat-ukrainase-ne-tregjet-boterore

Gjatë një vizite në portin ukrainas të Detit të Zi, Odesa, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se ka ende shumë për të bërë për t’u siguruar që drithërat ukrainase, si dhe ushqimet dhe plehrat e prodhuara nga Rusia, mund të arrijnë në tregjet globale.

“Është koha për mbështetje masive dhe bujare, në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të blejnë ushqimin nga ky dhe portet e tjera”, tha ai më 19 gusht.

Ai vlerësoi marrëveshjen mes Urkrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila ka hapur portet e Ukrainës në Detin e Zi dhe ka mundësuar eksportet e para të grurit ukrainas, që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në shkurt.

“Kjo është një marrëveshje mes dy palëve – të mbyllura në konflikt të ashpër”, tha ai. “Është e paprecedentë në shtrirje dhe përmasa”.

Rreth 25 anije të ngarkuara me 630.000 ton produkte bujqësore janë dërguar tashmë nga portet e Ukrainës, që nga arritja e marrëveshjes më 22 korrik.

Edhe 10 anije të tjera mallrash po ngarkohen me grurë në portet e Detit të Zi për eksport, tha më 19 gusht ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.

“Ne gjithashtu kemi më shumë se 40 aplikime për transport në portet e Ukrainës”, tha Kubrakov në një postim në Facebook.

Më 18 gusht, Guterres u takua në Lviv me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar për rritjen e eksportit.

Para arritjes së marrëveshjes, eksportet nga Ukraina – prodhuesi kryesor i drithit në botë – ishin ndalur nga një bllokadë detare ruse.

Ndalimi i dërgesave të drithërave kontribuoi në rritjen globale të çmimeve dhe ngriti shqetësime për urinë në disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme. /rel

Related posts

Kanada, 2 mijë mbetje të reja u gjetën në vendin e një ish-konvikti të shkollës kishtare

admin

Voton Edi Rama: Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre

rezart morina

Shqipëri, hapet festivali për inovacionin

rezart morina