RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Të gatshëm për të mirëpritur një takim Putin-Zelensky

erdogan:-te-gatshem-per-te-mirepritur-nje-takim-putin-zelensky

Do të vazhdojmë të kontribuojmë në zgjidhjen e luftës përmes diplomacisë dhe negociatave dhe, ashtu siç i thashë presidentit Putin gjatë vizitës sime në Soçi, edhe Zelenskyt, u rikujtova se mund të mirëpresim një takim mes tyre, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Mes tjerash, Erdogan rikujtoi se gjatë vizitës në Ukrainë ishte zhvilluar një takim trepalësh edhe me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku janë fokusuar në hapat që mund të ndërmerren për rritjen e aktiviteteve të mekanizmit të krijuar për eksportin e drithit ukrainas.

Erdogan gjithashtu theksoi se Turqia dhe Ukraina kanë nënshkruar një memorandum për bashkëpunim.

“Memorandumi do të shërbejë si udhërrëfyes për ne në punimet e rindërtimit të Ukrainës”, u shpreh ai. /atsh

Related posts

Gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia shqipton 21 gjoba e konfiskon një veturë

admin

Nikolla: Në Shqipëri kemi arritur ta bëjmë rininë një pjesëmarrëse aktive në institucione

Muhamet Ramadani

Ezio Gavazzeni, gazetari italian tregon se si zbuloi vrasjen e Boshnjakëve nga Turistët e Snajperave

RTI