RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres kërkon taksa shtesë për kompanitë energjetike: E pamoralshme të përfitojnë nga kriza

guterres-kerkon-taksa-shtese-per-kompanite-energjetike:-e-pamoralshme-te-perfitojne-nga-kriza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për taksa shtesë për kompanitë e angazhuara në prodhimin dhe shpërndarjen e naftës dhe gazit, shkruan BBC.

Thirrja u bë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, e cila u shkaktua nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Ai mendon se është e pamoralshme që kompanitë energjetike të përfitojnë nga kriza. Ndërsa familjet e kanë gjithnjë e më të vështirë të paguajnë produkte energjetike, kompanitë kanë përfitime financiare në rritje.

British Petroleum njoftoi se kishte fitimin më të lartë në 14 vjet. Shell njoftoi se ka realizuar një fitim rekord në periudhën prill-qershor. Shell, Exxon, Chevron dhe TotalEnergies fituan së bashku 51 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, që është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kjo lakmi groteske ndëshkon njerëzit më të varfër dhe më të cenueshëm dhe shkatërron shtëpinë tonë të vetme të përbashkët. Unë u bëj thirrje të gjitha qeverive të tatojnë fitimet e tepruara dhe të përdorin paratë për të mbështetur më të cenuarit në këto kohë të vështira”, ka thënë Guterres.

Guterres paralajmëroi për pasoja të rrezikshme nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten, ndër të cilat, siç tha ai, janë trazirat ekonomike, sociale dhe politike. Ai vlerësoi se këto trazira nuk do të anashkalojnë asnjë vend. /koha

Related posts

Ahmeti: Maqedonasit nuk mund të ekzistojnë nëse nuk bashkëpunojnë me shqiptarët

RTI

OKB formon një bord të ri këshillues shkencor

rezart morina

Prag tragjedie në Itali! Makina humb kontrollin gjatë shfaqjes dhe përplaset me turmën, 12 persona mbesin të plagosur! Pamjet e momentit kur del nga pista (VIDEO)

admin