RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres kritikon Iz’raelin për “sabotimin” e zgjidhjes me dy shtete

guterres-kritikon-iz’raelin-per-“sabotimin”-e-zgjidhjes-me-dy-shtete

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi sot Izraelin për “sabotim të përditshëm” të zgjidhjes me dy shtete dhe shprehu keqardhjen që, siç tha ai, politikanët izraelitë po shtrembërojnë fjalët e tij për të bërë të duket se ai mbështet Hamasin.

Në një intervistë me agjencinë spanjolle Efe, ai tha se mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën në Gaza është “plotësisht e papranueshme, me numrin më të madh të viktimave që ai ka parë gjatë mandatit të tij si kreu i OKB-së.

Guterres i karakterizoi ngjarjet në Bregun Perëndimor të pushtuar si “konfiskim të tokës palestineze”, që, sipas tij, përfaqëson “sabotim të përditshëm të zgjidhjes së nevojshme me dy shtete”. /abcnews

Related posts

I dyshuar për krime lufte, ftesë dhe aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Dejan Raçiq

rezart morina

Dyshohen për krime lufte, merret vendimi për disa komandantë të ushtrisë australiane

admin

Ulet numri i miliarderëve në Kinë

rezart morina