RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

I dyshuar për krime lufte, ftesë dhe aktakuzë për gjykim në mungesë për të akuzuarin Dejan Raçiq

i-dyshuar-per-krime-lufte,-ftese-dhe-aktakuze-per-gjykim-ne-mungese-per-te-akuzuarin-dejan-raciq

Prokuroria Speciale ka ftuar për gjykim në mungesë të akuzuarin Dejan Raçiq, i dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

Në njoftim thuhet se gjykata i bën thirrje të akuzuarit Dejan Raçiq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar.

“Ftohet i akuzuari Dejan Raçiq, nga i ati Janko, i lindur në fshatin Videj, Komuna Klinë, me vendbanim të panjohur, me nacionalitet serb, ish pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, me numër personal 0101974932041 i Punëve të Brendshme në Klinë, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar më datë 20.02.2024, e martë, në ora 9:30, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, për çështje penale të proceduar sipas aktakuzës së prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.17.2018 të datës 27.11.2023, për shkak se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘Krime Lufte kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht i inkriminuar si ‘Krimet kundër njerëzimit’ nga neni 143 paragrafi, 1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bën thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Dejan Raçiq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë së Kosovës, me qëllim të sigurimit të prezencës së akuzuarit Dejan Raciq, në këtë çështje juridiko penale.

Related posts

Takimi i përfaqësuesve për paqe në Arabinë Saudite, nuk i ndal luftimet në Sudan

admin

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

rezart morina

Putin thotë se propozimi afrikan mund të jetë baza për paqen në Ukrainë

rezart morina