RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres: Marrëveshja Izrael-Hamas është një hap në drejtimin e duhur, duhet bërë shumë më tepër

guterres:-marreveshja-izrael-hamas-eshte-nje-hap-ne-drejtimin-e-duhur,-duhet-bere-shume-me-teper

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka përshëndetur marrëveshjen e arritur nga Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Katarit dhe mbështetjen e Egjiptit dhe SHBA-ve. Ai e cilësoi marrëveshjen si një hap në drejtimin e duhur po shtoi se “duhet bërë shumë më tepër”.

Siç raportojnë mediat e huaja, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Guterres, Farhan Haq, duke siguruar se “Kombet e Bashkuara do të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të maksimizuar ndikimin pozitiv në situatën humanitare në Gaza”.

Marrëveshja për armëpushimin 4 ditor dhe lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë u arrit pas 5 javësh bisedimesh të tensionuara mes palëve dhe ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit. Ndërkombëtarët e cilësuan si një hap drejt përfundimit të luftës. /abcnews

Related posts

Kosova i bashkohet Deklaratës së G7-ës në të cilën konfirmohet mbështetja ndaj Ukrainës

Muhamet Ramadani

Angela Merkel vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës, çmimi më i lartë që jepet nga BE

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ A mundet Kamala Harris të fitojë përballë Donald Trump? Ja çfarë thonë sondazhet

admin