RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres paralajmëron liderët e G7 t’i përmbahen politikës për mospërdorimin e armëve bërthamore

guterres-paralajmeron-lideret-e-g7-t’i-permbahen-politikes-per-mosperdorimin-e-armeve-berthamore

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi liderët pjesëmarrës në Samitin e Liderëve të G7 që do mbahet në qytetin Hiroshima të Japonisë më 19-21 maj, që t’i përmbahen politikës për mospërdorimin “në asnjë rrethanë” të armëve bërthamore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Kyodo News”, Guterres ka dhënë deklarata për gazetarët në Qendrën e Përgjithshme të OKB-së në New York. Ai ka thënë se ka ardhur koha që vendet të cilat kanë armë bërthamore të shpallin se nuk do t’i përdorin “në asnjë rrethanë” këto armë.

Duke thënë se Japonia si i vetmi vend i ekspozuar ndaj një sulmi bërthamor, ka “autoritet të veçantë moral” për këtë çështje, Guterres para samitit që do mbahet në Hiroshima tha se “Ky është momenti kur ne duhet të këmbëngulim për çështjen që çarmatimi dhe kryesisht çarmatimi bërthamor duhet të ringjallet”.

Ndaj sistemit të inteligjencës artificiale duhet të vendoset rregull

Guterres shprehu shqetësimin e tij për bërjen e inteligjencës artificiale në formën e armës. “Ideja se një ditë në një fazë do të kemi sisteme të armëve që nuk kanë nevojë për njeriun, është kategorikisht e papranueshme”, tha ai.

“Edhe pse nuk është e lehtë të bëhen rregullime në fushën e inteligjencës artificiale, vendet duhet të pranojnë të përcaktojnë vijat e kuqe”, tha Guterres i cili shtoi se “Edhe sipërmarrësit në krye të zhvillimeve të inteligjencës artificiale pranojnë se duhet të vendosim rregull ndaj sistemit”.

Rinovimi i marrëveshjes së Korridorit të Drithit

Në vlerësimin e tij lidhur me efektet dhe luftën që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës, Guterres tha se efektet e luftës ndjehen në të gjithë botën kryesisht në çmimet e ushqimeve.

Pasi rikujtoi se nesër do të përfundojë marrëveshja e “Korridori të Drithit të Detit të Zi” e cila është nënshkruar me përpjekjet e Türkiye-s dhe ndërmjetësimin e OKB-së, Guterres tha se pret që marrëveshja të rinovohet para kësaj date.

Pritet që Guterres të marrë pjesë në seancat e Samitit G7 me temë për ndryshimin klimatik, reformën e sistemit financiar global si dhe që të takohet me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Në Samitin i cili do të mbahet në pritjen e kryeministrit të Japonisë, Kishida, krahas vendeve të G7 do të marrin pjesë në statusin e të ftuarit edhe Australia, Brazili, India, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Vietnami.

Related posts

Shefi i OKB-së: Inkursioni i mundshëm në Gazën jugore i ‘të tmerrshëm’

admin

Rama tregon pse tha që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, reagimet i quan qesharake

rezart morina

Egjipti mban zgjedhjet presidenciale

rezart morina