Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë sërish thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Sudan.
“Luftimet duhet të ndalen”, tha zyrtari i lartë i OKB-së, Guterres në Najrobi gjatë një vizite sot në Kenia.
“Luftimet duhet të ndalen përpara se të vdesin më shumë njerëz dhe konflikti të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse që mund të prekë rajonin në vitet në vijim”, tha Guterres.
“Në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara do të përpiqen të sjellin ndihmën humanitare të nevojshme në vendin e Afrikës Verilindore”, shtoi ai.
Sipas Guterres, OKB-ja po punon “dorë për dore” me Bashkimin Afrikan dhe shoqatën rajonale të Afrikës Verilindore IGAD për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.
Luftimet e ashpra shpërthyen në Sudan në mes të prillit.
Presidenti de fakto Abdel Fattah al-Burhan, i cili është gjithashtu komandant i përgjithshëm i ushtrisë, po lufton me ushtrinë kundër zëvendësit të tij Mohammed Hamdan Daglo, kreut të grupit të fuqishëm paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
“Gjashtë kamionë me ndihma u plaçkitën sot në Sudan në rrugën e tyre për në rajonin e krizës të Darfurit”, tha OKB-ja.
OKB-ja vlerësoi nevojat humanitare të vendit të varfër në 1.7 miliardë dollarë.
Megjithatë, vetëm 14% e kësaj shume është marrë deri më tani. /atsh
Aid must be allowed into Sudan, and we need secure and immediate access to be able to distribute it to people who need it most.
Civilians and civilian infrastructure must be protected.
Humanitarian workers and assets must be respected.
They are #NotATarget. pic.twitter.com/eGC36mBJnI
— António Guterres (@antonioguterres) May 3, 2023