RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Guterres sërish thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Sudan – VIDEO

guterres-serish-thirrje-per-t’i-dhene-fund-dhunes-ne-sudan-–-video

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë sërish thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Sudan.

“Luftimet duhet të ndalen”, tha zyrtari i lartë i OKB-së, Guterres në Najrobi gjatë një vizite sot në Kenia.

“Luftimet duhet të ndalen përpara se të vdesin më shumë njerëz dhe konflikti të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse që mund të prekë rajonin në vitet në vijim”, tha Guterres.

“Në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara do të përpiqen të sjellin ndihmën humanitare të nevojshme në vendin e Afrikës Verilindore”, shtoi ai.

Sipas Guterres, OKB-ja po punon “dorë për dore” me Bashkimin Afrikan dhe shoqatën rajonale të Afrikës Verilindore IGAD për të gjetur një zgjidhje për konfliktin.

Luftimet e ashpra shpërthyen në Sudan në mes të prillit.

Presidenti de fakto Abdel Fattah al-Burhan, i cili është gjithashtu komandant i përgjithshëm i ushtrisë, po lufton me ushtrinë kundër zëvendësit të tij Mohammed Hamdan Daglo, kreut të grupit të fuqishëm paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

“Gjashtë kamionë me ndihma u plaçkitën sot në Sudan në rrugën e tyre për në rajonin e krizës të Darfurit”, tha OKB-ja.

OKB-ja vlerësoi nevojat humanitare të vendit të varfër në 1.7 miliardë dollarë.

Megjithatë, vetëm 14% e kësaj shume është marrë deri më tani. /atsh

Related posts

Edhe sot pa transport publik në Prishtinë – punëtorët vazhdojnë protestën në pritje të pagesave

RTI

Gjermania do të shpenzojë mbi 26 miliardë euro për refugjatët në 2023

admin

Alarm në shkollën fillore në Finlandë, fëmija hap zjarr dhe plagos tre nxënës

admin