RTV AHIRETI
Uncategorized

Hajnat vjedhin arkat e bamirësisë në dy xhami në Lipjan

hajnat-vjedhin-arkat-e-bamiresise-ne-dy-xhami-ne-lipjan

Dy raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar gjatë ditës së 1 marsit 2026 në territorin e Lipjanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në dy xhami dhe kanë marrë arkat e bamirësisë.

Siç mëson Sinjali, rasti i parë është raportuar rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët. Ankuesi, S. R, përgjegjës i xhamisë në këtë fshat, ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë marrë arkën e bamirësisë, duke shkaktuar dëm rreth 60 euro.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 12:00 në fshatin Gllavicë. Përgjegjësi i xhamisë, ka deklaruar se persona të paidentifikuar kanë depërtuar në brendësi të xhamisë dhe kanë marrë arkën e bamirësisë, me dëm të vlerësuar rreth 110 euro.

Në të dy rastet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Hetimet për identifikimin e autorëve janë në zhvillim.





Related posts

IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

Kushtrim Guraj

Celebrate SWE Outreach: 2023-2024 In Review

Microsoft Office 365 now has 120 million business users

admin