Humanisti i njohur Halil Kastrati i ka lutur qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, ngase persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij.
“Njoftim i rëndësishëm!
Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.
Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.
Nëse dikush ju telefonon në emër të Shoqatës sonë ose në emrin tim dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.
Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici”, shkroi Halil Kastrati.
The post Halil Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim, po kërkon para me premtimin se do të marrin shuma më të mëdha në këmbim first appeared on Radio Televizioni Iliria.