RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Halitaj që iu vranë 14 familjarë në Masakrën e Izbicës dëshmon kundër Alidemajt

halitaj-qe-iu-vrane-14-familjare-ne-masakren-e-izbices-deshmon-kunder-alidemajt

Muhamet Halitaj, i cili i ka 14 familjarë të vrarë në Masakrën e Izbicës ka dëshmuar në rastin ku Prokuroria Speciale akuzon Muhamet Alidemajn për krime lufte.

Dëshmitari Halitaj është përgjigjur me “kush s’më ka thënë” në pyetjet e trupit gjykues lidhur me atë se kush i ka thënë se Muhamet Alidemaj ishte i përfshirë në masakrën e Izbicës dhe se ishte pjesë e forcave serbe.

Në pyetjet e mbrojtjes së të akuzuarit ai u përgjigj se nuk ka dijeni që babai i dëshmitarit Islam Dani dhe babai i të akuzuarit Haxhi Alidemaj kanë pasur mosmarrëveshje pronësore në vitin 2015.

Dëshminë e ka vazhduar një dëshmitar/e tjetër, por se seanca është mbyllur për ta respektuar të drejtën në jetë private e familjare të tij/saj.

Alidemaj u arrestua pas kthimit nga Serbia në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Kërrninë të Istogut, më 30 mars të 2021-tës, pas 22 vjetësh. Mbi të rëndojnë akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare, përfshirë pjesëmarrjen në Masakrën e Izbicës, për trajtim çnjerëzor, cenim të integritetit trupor dhe të shëndetit të popullatës civile, për plaçkitje e shkatërrim të pasurisë së civilëve dhe për pjesëmarrje në zhvarrosjen e kufomave të masakrës së Izbicës, që u rivarrosën në Suhodoll të Mitrovicës, në Novolan të Vushtrrisë e në një poligon të qitjes të policisë serbe në Batajnicë të Beogradit. Më masakrën në fshatin Izbicë të Skenderajt forcat serbe i vranë 130 civilë shqiptarë.

Related posts

Osmani: BE të mos i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

admin

Zelenskyy: Sulmet raketore ruse shkatërruan infrastrukturën energjetike në Kiev

admin

Shqipëri: Kuvendi miratoi me 69 vota ligjin për kultivimin e kontrolluar të cannabis-it

admin