RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi akuzon Iz’raelin se ka shmangur marrëveshjen e ar’mëpushimit në Ga’za

ha’masi-akuzon-iz’raelin-se-ka-shmangur-marreveshjen-e-ar’mepushimit-ne-ga’za

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka akuzuar kryministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shmangie të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për transmetuesit izraelit Channel 14, Netanyahu pretendoi se ishte gati për një marrëveshje armëpushimi “të pjesshme” për të lejuar kthimin e disa izraelitëve të mbajtur peng në Gaza.

“Qëndrimi i vërtetë i Netanyahu-t është të shmangë arritjen e një marrëveshjeje për të vazhduar luftën e gjenocidit në Gaza”, tha lideri i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishq.

Ai i bëri thirrje administratës amerikane të “heq mbulesën e heshtjes dhe paragjykimit” dhe të ushtrojë presion ndaj Netanyahu-t dhe qeverisë së tij për “të ndaluar agresionin dhe luftën gjenocidale”.

Al-Rishq theksoi se grupi i tij “po merret seriozisht” me përpjekjet e ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi që “siguron një ndërprerje të përhershme të agresionit, tërheqje të plotë nga Gaza dhe një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve”.

Izraeli vlerëson se rreth 120 izraelitë mbahen peng nga Hamasi në Gaza.

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti deri më tani nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim të përhershëm që lejon shkëmbimin e të burgosurve midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

Të paktën 37.600 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe mbi 86.100 të tjerë janë plagosur.

Mbi tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin në Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Al Jazeera: Civilët palestinezë paguajnë ‘çmimin e rëndë’ mes bombardimeve izraelite

admin

Erdoğan: Turqia dhe Greqia po forcojnë mirëkuptimin e ndërsjellë në luftën kundër terrorizmit

admin6

Franca dhe Belgjika përkrahin kërkesën për fletarrestime ndaj liderëve të Izraelit dhe Hamasit

admin