RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi akuzon Netanyahun se po saboton negociatat për Gazën

hamasi-akuzon-netanyahun-se-po-saboton-negociatat-per-gazen

Hamasi ka deklaruar se mbetet i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza, ndërsa ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po pengon negociatat.

Në një deklaratë të publikuar pas një sulmi izraelit në qytetin e Gazës, ku u vranë shtatë palestinezë, përfshirë një fëmijë, Hamasi e cilësoi sulmin si “përshkallëzim të qëllimshëm”.

Grupi tha se beson se Netanyahu po përpiqet qëllimisht të dështojë përpjekjet ndërkombëtare për zbatimin e planit të paqes për Gazën të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Koha e këtij krimi”, thuhet në deklaratë, “pas bisedimeve të fundit në Kajro dhe përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmjetësimit, dëshmoi pa asnjë dyshim synimin e Netanyahut për të sabotuar negociatat”.

Hamasi u bëri thirrje administratës amerikane, ndërmjetësuesve dhe garantuesve që “të ushtrojnë presion mbi qeverinë izraelite për të respektuar marrëveshjen, për të ndalur krimet dhe për ta penguar Netanyahun të pengojë marrëveshjen e Sharm el-Sheikhut”. /mesazhi

Related posts

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri intervistë për News24: Serbët në veri të Kosovës janë…

admin

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 1200 thotë Ministria e Shëndetësisë

Muhamet Ramadani

Agjencia e OKB-së: Gaza është bërë “një nga vendet më të rrezikshme në botë”

Muhamet Ramadani