Izraeli dhe grupi militant Hamas akuzuan njëri-tjetrin të hënën për mungesën e përparimit në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, pavarësisht ndërmjetësimit ndërkombëtar. Hamasi akuzoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për shtimin e kushteve dhe kërkesave të reja, për një propozim armëpushimi të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara,