RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Jemi gati të lirojmë ushtarët e kapur nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë

hamasi:-jemi-gati-te-lirojme-ushtaret-e-kapur-nese-izraeli-liron-te-gjithe-te-burgosurit-palestineze

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Gazi Hamad, deklaroi se janë të gatshëm të lirojnë ushtarët izraelitë të kapur nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë në burgje, transmeton Anadolu.

Në një program në televizionin Al Jazeera, Hamad bëri vlerësime rreth marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve të arritur midis Izraelit dhe Hamasit dhe ndërhyrjes humanitare.

Duke u shprehur se janë të kujdesshëm për të respektuar marrëveshjen e arritur, Hamad tha se procesi për shkëmbimin e të burgosurve dhe pezullimin e armiqësive aktualisht është në rrugë të mbarë.

Ai theksoi se kamionët e ndihmës nuk kanë arritur ende në veri të Gazës dhe se ata janë në kontakt me Kombet e Bashkuara (OKB) për këtë çështje.

Duke njoftuar se ata po punojnë gjithashtu për të zgjatur pauzën humanitare, e cila përfshin një pauzë 4-ditore të konfliktit, Hamad tha: “Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka për të zgjatur armëpushimin dhe për të ndaluar sulmet (e Izraelit). Ne po mbajmë takime me ndërmjetësuesit për të adresuar këtë çështje dhe për të punuar për zgjatjen e armëpushimit”.

“Ne mund të lirojmë më shumë të burgosur civilë”

“Ne jemi në kontakt me ndërmjetësit për ta zbatuar këtë (zgjidhjen e çështjes së të burgosurve izraelitë) në terren. Ne jemi të interesuar të lirojmë më shumë të burgosur. Sigurisht, kjo varet nga ajo që ndodh në terren. Ne nuk e kemi problem të lirojmë më shumë të burgosur”, tha Hamad.

Duke iu përgjigjur pyetjes për lirimin e ushtarëve izraelitë, Hamad tha: “Nëse Izraeli liron të gjithë robërit palestinezë, ne jemi të gatshëm të lirojmë ushtarët izraelitë të robëruar që kemi”.

Related posts

Dialogu/ “BE duhet të ketë qasje të barabartë mes nesh dhe Serbisë”, Vjosa Osmani konferencë të përbashkët me Escobar: Selektiviteti…

admin

Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase

admin

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, pika kufitare më e frekuentuar është në Merdarë

admin