RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ha’masi: Jemi të përkushtuar ndaj të drejtës së kthimit të pa’lestinezëve të dëbuar me forcë

ha’masi:-jemi-te-perkushtuar-ndaj-te-drejtes-se-kthimit-te-pa’lestinezeve-te-debuar-me-force

Hamasi deklaroi se angazhohet për të drejtën e kthimit të palestinezëve të zhvendosur me forcë dhe kundërshton përpjekjet e Izraelit për të ndaluar punën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), transmeton Anadolu.

Hamasi bëri një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Në deklaratë thuhet se “Tufani i Aksa-së solli përsëri në rendin e ditës ekzistencën globale të çështjes së refugjatëve palestinezë, theksoi drejtësinë dhe legjitimitetin e çështjes dhe parandaloi zhdukjen e saj”.

Hamasi bëri thirrje për të mundësuar dhe konsoliduar të drejtat kombëtare të popullit palestinez, si liria, pavarësia, kthimi dhe fundi i pushtimit.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve u theksua se Izraeli vazhdon krimet dhe masakrat e tij kundër të gjithë palestinezëve, veçanërisht refugjatëve në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në deklaratën e Hamasit thuhet se “E drejta e palestinezëve për t’u kthyer në shtëpitë e tyre nga të cilat ata u zhvendosën me forcë dhe sulme është një e drejtë e shenjtë që u është dhënë brezave të palestinezëve dhe nuk i nënshtrohet heqjes dorë apo negociatave”.

Ritheksohet se Hamasi kundërshton të gjitha përpjekjet për të eliminuar këtë të drejtë legjitime kombëtare, e cila garantohet nga të gjitha marrëveshjet dhe ligjet ndërkombëtare.

Related posts

Përkeqësohen marrëdhëniet me Rusinë, Armenia fillon stërvitjen ushtarake me SHBA

admin

Polonia dhe Gjermania dërgojnë tanke në Ukrainë

admin

Certifikohen ushtarët e rinj të FSK-së

rezart morina