RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi njofton se ka pranuar armëpushimin e propozuar për Gazën

hamasi-njofton-se-ka-pranuar-armepushimin-e-propozuar-per-gazen

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një armëpushim të propozuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Grupi palestineze njoftoi se shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, përcolli miratimin e grupit të tij për propozimin gjatë bisedave të ndara telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.

Miratimi vjen në vazhdën e lëshimit të urdhrave të evakuimit nga forcat izraelite për palestinezët nga lagjet lindore të qytetit Rafah në Gazën jugore, një hap që shihet gjerësisht si fillim i sulmit ndaj qytetit që po kërcënohet prej kohësh nga Izraeli, respektivisht në qytetin ku banojnë rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga lufta.

Related posts

Kurti: Sundimi i ligjit në Kosovë nuk ka qenë kurrë më i fortë

admin

Të dielën mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

admin

Anglia nën “alarm të verdhë” pasi temperaturat do të arrijnë 32 gradë Celsius

rezart morina