RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi njofton vrasjen e 4 spiunëve izraelitë në veri të Gazës

hamasi-njofton-vrasjen-e-4-spiuneve-izraelite-ne-veri-te-gazes

Hamasi tha sot se katër persona që spiunonin për Izraelin u vranë në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

“Katër spiunë që vepronin për Izraelin armik dhe u përpoqën të rrëmbenin një anëtar të Hamasit u eliminuan në qytetin e Gazës”, tha krahu ushtarak i grupit, Brigadat Qassam, në një deklaratë në kanalin zyrtar Telegram.

“Armët e tyre u konfiskuan”, shtoi Qassam pa dhënë më shumë detaje mbi identitetin e tyre. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 70 mijë palestinezë në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë në luftën dyvjeçare që e ka lënë pjesën më të madhe të enklavës nën rrënoja.

Related posts

Pas Biden, shqetësimet dhe për shëndetin mendor të Trump! Ekspertët për “Independent”: Ish-presidenti po humbet kontaktin me realitetin

admin

Hamas shpjegon 7 tetorin: Jo vrasje civilësh, por reagim ndaj një pushtimi!

RTI

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

admin