RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamza, djali i Wael Dahdouh i Al Jazeeras, vritët në sulmin izraelit në Gaza

hamza,-djali-i-wael-dahdouh-i-al-jazeeras,-vritet-ne-sulmin-izraelit-ne-gaza

Hamza Dahdouh, djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeeras në Gaza, Wael Dahdouh, u vra në një sulm raketor izraelit në Khan Younis, Gaza.

Sulmi kishte në shënjestër makinën me të cilën ai po udhëtonte së bashku me gazetarin Mustafa Thuraya dhe një pasagjer tjetër.

Automjeti u godit ndërsa ata përpiqeshin të intervistonin civilët e zhvendosur nga bombardimet e mëparshme.

Hamza, 27 vjeç, ishte një gazetar si babai i tij dhe Mustafa gjithashtu ishte rreth të 20-ave.

Wael Dahdouh i cili më parë humbi edhe shumë anëtarë të familjës përfshirë gruan dhe dy fëmijë, i pikëlluar në funeralin e djalit të tij, shprehu vendosmërinë për të vazhduar të shfaqë situatën në Gaza, pavarësisht dhimbjes së humbjeve të përsëritura.

“Hamza nuk ishte pjesë e imja, ai ishte gjithçka për mua. Ai ishte shpirti i shpirtit tim”, tha Dahdouh.

Al Jazeera e dënoi ashpër sulmin, duke theksuar nevojën për veprime ligjore kundër forcave izraelite përgjegjëse. Zyra mediatike e Gazës e denoncoi vrasjen si një krim të urryer. /mesazhi

Related posts

Digjet një shtëpi në Zubin Potok

admin

Erërat e forta, shiu përkeqësojnë vuajtjet e të zhvendosurve në Gaza

rezart morina

Erdoğan: Jemi shumë para, si në presidenciale, ashtu edhe në parlamentare

rezart morina