RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza refuzon propozimin e VV-së: PDK nuk nxjerr kandidatë për president

hamza-refuzon-propozimin-e-vv-se:-pdk-nuk-nxjerr-kandidate-per-president

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të qartë se PDK-ja nuk do të propozojë emra për postin e presidentit, pas ofertës së fundit nga Lëvizja Vetëvendosje që partitë opozitare të dalin me tre kandidatë të përbashkët.

Hamza e ka cilësuar këtë propozim si një manovër politike të kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se për PDK-në çështja e presidentit tashmë konsiderohet e përfunduar.

Ai ka vlerësuar se ideja e re e VV-së nuk është serioze dhe se një diskutim i tillë do të duhej të zhvillohej më herët, kur kishte hapësirë për marrëveshje mes partive.

“Ne jemi parti të ndryshme. PDK-ja e LDK-ja janë subjekte në vete. AAK-ja është në vete. S’e ka ftuar fare. Me LDK-në ka tjera oferta, me PDK-në kemi diskutuar për presidentin. S’është çështje e rehatimit të individit, por çështje serioze që ka mundur të diskutohet në tavolinë kur ishim bashkë, por s’ka pasur seriozitet nga VV-ja e s’ka as tash”, ka thënë ai në holl të Kuvendit para seancës së jashtëzakonshme.

Related posts

Para zgjedhjeve, jo shumë mbështetje për BE mes gjermanëve!

admin

Kryeministri irlandez bën thirrje për debat në BE mbi Izraelin pas ndalimeve të flotiljes së Gazës

Hevzi

Forcat e sigurisë në Shri Lankë shkatërrojnë kampin e protestuesve – VIDEO

admin