RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Haniyeh: Hamasi i hapur për një “qeveri të unitetit kombëtar” për Gazën dhe Bregun Perëndimor

haniyeh:-hamasi-i-hapur-per-nje-“qeveri-te-unitetit-kombetar”-per-gazen-dhe-bregun-perendimor

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka deklaruar se grupi i tij është i hapur për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të drejtuar Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

“Ne jemi të hapur ndaj të gjithë komponentëve kombëtar për të rindërtuar referencën tonë kombëtare nën ombrellën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në mënyrë demokratike, veç kësaj për dakordimit për një qeveri kombëtare për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës”, tha Haniyeh në një fjalim të regjistruar.

“Gaza nuk do të shohë kaos apo vakum politik derisa të arrihet një marrëveshje për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar për të menaxhuar Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor”, theksoi ai.

Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor janë ndarë politikisht që nga viti 2007 që kur Hamasi mori kontrollin e enklavës pas përleshjeve me forcat e Autoritetit Palestinez.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshton kthimin e Autoritetit Palestinez me bazë në Ramallah në Rripin e Gazës pas luftës aktuale izraelite në enklavë.

Haniyeh tha se grupi i tij paraqiti përgjigjen e tij ndaj Egjiptit dhe Katarit në lidhje me propozimet për një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Pikëpamja jonë bazohet në një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit kundër popullit tonë, duke ofruar lehtësim për ta dhe duke iu përgjigjur të drejtave të tyre”, shtoi ai.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, të paktën 22.185 palestinezë janë vrarë në enklavën e rrethuar që atëherë dhe 57.035 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Shqipëri, paralajmërohen reshje të shumta dhe përmbytje

rezart morina

Përfundon Samiti i BE-së, realizohet fotografia e përbashkët e liderëve

admin

Hawaii, pas zjarreve pyjore në kërkim mbi 1.000 të zhdukur

rezart morina