RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet konkursi për 229 vende për specializantë

hapet-konkursi-per-229-vende-per-specializante

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur konkursi i Shkollimit Specialistik, i pari për këtë vit.

Vitia ka shkruar se konkursi njësoj si vitin e kaluar, është ideuar në përputhje të plotë me nevojat e institucioneve shëndetësore.

Teksa më tej, ministri ka renditur kriteret që duhet plotësuar për konkurs.

“U hap konkursi i Shkollimit Specialistik, i pari për këtë vit – së shpejti hapet edhe i dyti Konkursi si dhe vitin që shkoi është i ideuar në përputhje të plotë me nevojat e institucioneve shëndetësore, për sot dhe të ardhmen. Kriteret që kemi përdorur për këtë raund të konkursit janë të lidhura me fushat ku ka mungesa të mjekëve specialistë, kapacitetet e stafi akademik e profesional për mentorim, si dhe pajisjet mjekësore dhe hapësirat në dispozicion”, thuhet në postimin e Vitisë.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se për më pak se një vit kanë pranuar 588 specializantë të rinj, 53 nga ta prioritarë me pagesë nga Ministria e Shëndetësisë, 1 nga Shërbimi korrektues, 155 nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe 20 për specializantë shqiptarë nga jashtë Kosovës.

Related posts

Italia e Veriut përgatitet për më shumë shi pas përmbytjeve vdekjeprurëse – VIDEO

admin

Nigeria mbyll të gjithë kufijtë me Nigerin

rezart morina

Bie një person nga një repart i spitalit në QKUK

admin