Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka njoftuar se ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin akademik 2024/2025.
Në njoftim thuhet se do të pranohen rreth 4 mijë studentë. Gjithashtu në njoftim thuhet se konkursi do të jetë i hapur deri më 19 shtator.
“Studentët e rregullt të UP, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve. Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt”, thuhet në njoftim.
Tutje, pohohet se për konvikte dhe mensën e QS-së kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.
The post Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte first appeared on Radio Televizioni Iliria.