RTV AHIRETI
Uncategorized

Hapet në Mitrovicë ekspozita për xhamitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje

hapet-ne-mitrovice-ekspozita-per-xhamite-e-shkaterruara-gjate-luftes-ne-kosove-dhe-bosnje

Mitrovicë – Në qytetin e Mitrovica është hapur sot ekspozita me fotografi nga xhamitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë. Përmes kësaj ekspozite po dokumentohen dëmet e shkaktuara ndaj objekteve fetare islame gjatë viteve ’90, duke sjellë dëshmi vizuale të shkatërrimeve të planifikuara të trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Kryetari i Bashkësia Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, theksoi se armiku i përbashkët i Kosovës dhe Bosnjës kishte për qëllim, përmes një gjenocidi të organizuar, të shkatërronte jo vetëm popujt, por edhe identitetin e tyre fetar dhe kulturor.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, u shpreh se përmes kësaj ekspozite po dëgjohet zëri i një krimi të organizuar, si ndaj njerëzve ashtu edhe ndaj kulturës dhe trashëgimisë.

Historiani Enis Kelmendi theksoi se shkatërrimi i objekteve fetare në rajon nuk ishte i rastësishëm, duke përmendur se në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë rreth 80% e xhamive u dëmtuan ose u rrënuan gjatë luftës.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë përfaqësues të lartë të komunës së Mitrovicës, përfaqësues të organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, imamë si dhe një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Mitrovicë për tre ditë, ashtu siç ishte prezantuar më herët edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.





Related posts

Energjia diellore ndihmon Evropën të shmangë çmimet e larta të naftës dhe gazit

Kushtrim Guraj

SWE Celebrates National Native American Heritage Month 

Ish-shefi i NATO-s: Ka dallime mes SHBA dhe Evropës por aleanca mbetet e fortë

Kushtrim Guraj