RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj: I kemi votat për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit

haradinaj:-i-kemi-votat-per-inicimin-e-mocionit-te-mosbesimit-ndaj-kurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur sot për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes një mocioni mosbesimi.

Në një deklarim para mediave, ai ka thënë se opozita i ka votat për ta iniciuar mocionin, e pastaj duhet të ndihmohet nga deputetët tjerë që ai të jetë i suksesshëm.

“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj.

Tutje, kryetari i AAK-së deklaroi se zgjidhja e duhur për vendin do të ishte tërheqja e kësaj Qeverisë.

“Në Parlament pra Kurti dhe Qeveria e tij ka shumë llogari me dhënë, para kuvendit, para Kosovës. Po shpresoj poashtu që gjitha këto zhvillime e kanë në fund e që fundi është që të shkojë në shtëpi Qeveria Kurti”, tha ai.

Një përgjigje, interesante, kreu i AAK-së e dha kur u pyet nga gazetarët “çka nëse nuk shkon Qeveria Kurti?”.

“Shkon, shkon”, u përgjigj ai.

Related posts

Biden: Shpresoj se do të arrihet një armëpushim në Gaza deri të hënën e ardhshme

Muhamet Ramadani

Dialogu Kosovë-Serbi, Marrëveshja e Ohrit pjesë e diskutimit të nesërm në Bruksel mes kryengeociatorëve

admin

Osmani: Vlerësojmë Shqipërinë për respektimin e pakicës maqedonase

admin