RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

haradinaj-i-propozon-qeverise-ndarjen-e-nje-fondi-per-turqine

Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj është shprehur i prekur pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Turqinë.

Haradinaj në një postim në Facebook i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një fondi emergjent për Turqinë.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme! I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes.

Related posts

Të enjten debatohet në Parlamentin Evropian mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi

rezart morina

Ursula von der Leyen rizgjidhet Presidente e Komisionit Evropian edhe për pesë vite të tjera, ja sa vota siguroi

admin

Konsumi global i qymyrit do të rikthehet në nivelet rekorde të vitit 2013

admin