Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar se në takimin e sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti, folën për çështje të sigurisë dhe për marrëdhëniet bilaterale.
Duke përmendur përkrahjen e Britanisë së Madhe, Hargreaves thotë se me Kurtin folën edh për “shqetësimin e përbashkët të Britanisë se Madhe dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës, për veprimin e fundit të qeverisë në veri të Kosovës”.
“Sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti. Ne diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për veprimin e fundit të qeverisë në veri të Kosovës.
Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të MB-së në KFOR” shkroi Hargreaves në Facebook.
Ndërkaq, nga Kryeministria u deklarua se Kurti dhe Hargreaves biseduan për zhvillimet në vend, duke bartur vëmendjen te trajnimi i ushtarëve të FSK-së bashkë me ata britanikë.