RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hargreaves njofton Kurtin për shqetësimin e Britanisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, për zhvillimet në veri

hargreaves-njofton-kurtin-per-shqetesimin-e-britanise-dhe-partnereve-nderkombetare,-per-zhvillimet-ne-veri

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka deklaruar se në takimin e sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti, folën për çështje të sigurisë dhe për marrëdhëniet bilaterale.

Duke përmendur përkrahjen e Britanisë së Madhe, Hargreaves thotë se me Kurtin folën edh për “shqetësimin e përbashkët të Britanisë se Madhe dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës, për veprimin e fundit të qeverisë në veri të Kosovës”.

“Sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti. Ne diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për veprimin e fundit të qeverisë në veri të Kosovës.

Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të MB-së në KFOR” shkroi Hargreaves në Facebook.

Ndërkaq, nga Kryeministria u deklarua se Kurti dhe Hargreaves biseduan për zhvillimet në vend, duke bartur vëmendjen te trajnimi i ushtarëve të FSK-së bashkë me ata britanikë.

Related posts

Lukashenka viziton ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi

admin

Belgjika raporton rritje të rasteve të gripit të shpendëve në disa provinca

RTI

Komisionerja Marta Kos vizitë në Shqipëri: Zgjerimi e bën Evropën më të fortë

admin